tekë
Appearance
TEKË f. kryes.
- 1. Dëshirë që i lind dikujt papritur dhe jo për ndonjë arsye të shëndoshë, qejf për të bërë a për të pasur diçka medoemos, trill që i hipën dikujt befas; kërkesë a dëshirë që dikush përpiqet ta plotësojë patjetër, megjithëse mund të mos jetë e domosdoshme. Tekë e çuditshme. Tekat e të vegjëlve. Njeri (fëmijë) me teka. S'ia plotësoi tekat. Ia njohin tekat. Ngul këmbë në tekat e tij. S'u binden tekave të tij.
- 2. fig. Dukuri, ndryshim a diçka tjetër që nuk pritej, që nuk ka arsye të ndodhë, nuk vjen sipas rregullit a sipas dëshirës. Tekat e natyrës (e jetës).