tavë

Nga Wiktionary

TAVË f.

  • Tepsi metali a balte, zakonisht e rrumbullakët dhe e thellë, që përdoret për të pjekur mish a gjellë tjetër në furrë; gjella që piqet në këtë enë; gjellë a diçka tjetër sa nxë kjo enë. Tavë bakri (balte). Tavë Elbasani gjellë me mish e me kos e pjekur në furrë. Tavë me fasule (me mish, me oriz, me patate, me të mbushura). Poqi në tavë. Bëri një tavë të mirë.
  • E ka në tavë e ka në dorë e të sigurt. Cjapi mish e dhia tavë (dhia mish e cjapi tavë) shih te CJAP,~I.