tatim

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TATIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve TATOJ, TATOHEM.
  • 2. Taksë që i paguhet shtetit nga ndërmarrjet, nga institucionet ose nga shtetasit për të ardhurat që ata kanë ose për fitimet që nxjerrin (në vendet ku ka taksa). Tatime të jashtëzakonshme. Tatime të drejtpërdrejta taksa që i merren popullsisë për të ardhurat, për tokën etj. Tatime të tërthorta të ardhura që mblidhen nga popullsia duke rritur çmimet e sendeve më të domosdoshme. Tatimet e luftës. Tatime në natyrë të ardhura që mblidhen duke marrë prodhime bujqësore e blegtorale, kafshë etj. në vend të të hollave. Tatim mbi të ardhurat. Tatim mbi xhiron pagesë e detyrueshme që derdh ndërmarrja në buxhetin e shtetit. Heqja e tatimeve. Caktimi i tatimeve.