tanishëm

Nga Wiktionary

TANISHËM mb.

  • 1. Që është a që zhvillohet në kohën kur flasim, që shfaqet tani; i këtij çasti, i kësaj kohe. Koha e tanishme. Punët e tanishme. Qëndrimi (mendimi) i tanishëm. Pikëpamjet e tanishme. Mbledhja (konferenca) e tanishme.
  • 2. Që i përket kohës sonë, që bëhet, që shfaqet a që vepron në periudhën kur jetojmë ne, i sotëm. Njeriu i tanishëm. Bota (shoqëria) e tanishme. Jeta e tanishme. Të rinjtë e tanishëm. Revolucion i tanishëm. Shkolla e tanishme. Zhvillimi i tanishëm.
  • Koha e tanishme gjuh. koha e tashme.