tallagan

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TALLAGAN m.

  • 1. Gunë e leshtë burrash, zakonisht e pangjyrë, me jakë dhe me mëngë të shkurtra që nuk vishen. Tallagan i murrmë (i zi, i bardhë). Tallagan i qëndisur. Mëngët e tallaganit. E mbante nën tallagan. Hodhi tallaganin krahëve (supeve). U mbulua (u mbështoll) me tallagan.
  • 2. Pallto e gjatë burrash, pa mëngë ose me mëngë të rreme.
  • Ia la në tallagan e mashtroi, ia hodhi.