taktik

Nga Wiktionary

TAKTIK mb.

  • 1. usht. Që ka të bëjë me taktikën e luftës; që është me rëndësi për taktikën luftarake, që i shërben asaj. Veprime (lëvizje, stërvitje) taktike. Detyra taktike. Zonë taktike. Të dhëna taktike (të armës). Nga ana taktike.
  • 2. Që ka të bëjë me tërësinë e mjeteve, të metodave dhe të mënyrave të luftës politike e shoqërore, që lidhet me format e luftës, të organizimit, të bashkërendimit të forcave etj. në luftën e përgjithshme politike e shoqërore, në luftën e klasave, në revolucion etj.; që ka vlerë e rëndësi për to. Vija taktike e partisë. Veprime taktike. Tërheqje taktike.
  • 3. fig. Që lidhet me mënyrat dhe format e sjelljes, të veprimit etj., të cilat i ndjek dikush për të plotësuar një qëllim të caktuar; që ka të bëjë me rrugën që ndjek dikush gjatë përpjekjeve për të arritur një qëllim të caktuar. Veprim taktik. Gabim taktik. Ndryshime taktike. Për arsye taktike.