Jump to content

taban

Nga Wiktionary

TABAN m.

  • 1. Shputa e këmbës, shualli i këmbës; pjesa e këpucës ku mbështetet shputa e këmbës; shuall që i vihet këpucës nga poshtë. Taban i sheshtë. Tabanët e këmbëve. Tabanët e këpucëve. Më përvëlojnë (më djegin) tabanët. Shkel me taban. U grisen tabanët. U hedh këpucëve një palë tabanë.
  • 2. Shtresë e fortë dhe e ngjeshur dheu nën pjesën e shkrifët e të butë të tokës; tokë e fortë dhe e ngjeshur prej kohësh që përbën fundin ose themelin e diçkaje, truall. Taban i fortë. Tabani i tokës (i lumit, i kënetës, i pusit, i kanalit, i gropës). Tabanët e themeleve. Shtëpi me taban shtëpi përdhese pa dysheme, shtëpi që ka si dysheme truallin. Tokë me taban të thellë (të cekët). E lëruan (e rrëmihën) deri në taban. I nxjerr tabanin.
  • 3. Pjesa e sipërme dhe e rrafshët e kokës, kapaku i kokës; sheshi i kokës. I ra në taban të kokës.
  • 4. bised. Qyta e pushkës. Tabani i pushkës. E goditi (i ra) me taban. I vunë përpara me tabanët e pushkëve i vunë përpara duke i kërcënuar me armë, duke i rrahur etj.
  • 5. Tra i trashë i çatisë së shtëpisë, tra mbështetës. Hodhi(vuri)tabanët.
  • 6. fig. Truall mbi të cilin lind, krijohet, ngrihet a mbështetet diçka, mbështetje e fortë dhe e sigurt. Tabani popullor (kombëtar). E mbështeti (e vendosi) mbi një taban të shëndoshë. Ka lindur (është krijuar) në tabanin shqiptar.
  • Njeri me taban njeri i palëkundur, njeri i qëndrueshëm e me karakter të fortë. Njeri pa taban njeri i lëkundur, njeri i paqëndrueshëm e me karakter të dobët. I nxori tabanin diçkaje

a) i shkoi deri në fund, e zbuloi me themel; b) e mori a e hëngri krejt diçka, s'la asnjë grimë a asnjë pikë, i nxori fundin; i nxori rrënjët. I shkoi (iu fut) në taban diçkaje e shqyrtoi diçka mirë, me rrënjë, e pa thellë. Më iku (me luajti) kapaku (tabani, tepeleku) i kokës (kafka, e kokës) shih te KAPAK,~U.