stomak

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

STOMAK m. anat.

  • Pjesa kryesore e aparatit tretës te njeriu dhe te kafshët, që ndodhet në pjesën e sipërme të barkut, fill pas kapërcellit dhe që ka trajtën e një traste muskulore, në të cilën bluhet ushqimi. Stomaku i njeriut mulla, lukthi. Stomaku i përtypësve plëndësi. Muret (faqet) e stomakut. Lëngu i stomakut. Dhembje stomaku. Ka një rëndim në stomak. Nuk ia duron stomaku. Iu prish stomaku.