stolis

Nga Wiktionary

STOLIS kal.

  • 1. Zbukuroj me stoli ose duke i vënë gjëra të ndryshme; hijeshoj. E stolisën si nuse. Stolisën sallën (dhomën). E stolisën me flamuj (me parulla).
  • 2. fig. E bëj më të bukur dhe me të pasur me punë e me përpjekje. Stolis jetën. Stolis vendin. E stolisën me punë.
  • 3. I bëj zbukurime të ndryshme me vizatime, me gdhendje etj. E stolisi me gjethe (me lule).