Jump to content

statut

Nga Wiktionary

STATUT m.

  • 1. Përmbledhje parimesh, rregullash e normash, sipas të cilave ndërtohet dhe zhvillon veprimtarinë e vet një organizatë politike ose shoqërore, një shoqatë etj. Statuti i partisë. Rregullat (pikat) e statutit. Zbaton (shkel) statutin. Njeh dhe pranon statutin. Përcaktohet me statut.
  • 2. vjet. Rregullorja që drejtonte jetën dhe veprimtarinë e një esnafi zanatçinjsh; kanunore. Statuti i esnafit të tabakëve.
  • Statuti themeltar kushtetuta.