Jump to content

sllav

Nga Wiktionary

SLLAV m.

  • Pjesëtar i një grupi të gjerë popujsh me gjuhë të afërta indoevropiane, që banojnë kryesisht në Evropën Lindore dhe që ndahen në tri degë kryesore: të Lindjes (rusët, ukrainasit, bjellorusët), të Perëndimit (polakët, çekët, sllovakët etj.), të Jugut (serbët, kroatët, sllovenët, malazeztë, maqedonët, boshnjakët, bullgarët).

SLLAV mb.

  • Që lidhet me sllavët, që është karakteristik për sllavët, i sllavëve; që është krijuar nga sllavët. Popujt sllavë. Gjuhët sllave. Fjalë sllave. Fiset sllave. Valle (këngë) sllave.