shumëzues

Nga Wiktionary

SHUMËZUES m.

  • 1. mat. Numri me të cilin shumëzojmë një numër tjetër. Shumëzues me dy (me tri) shifra.
  • 2. tek. Burmë e disa veglave matëse, që shërben për të shënuar vlera të ndryshme në rrethin a në shiritin e shkallëzuar. Shumëzuesi i shënjestrës. Rrotulloj shumëzuesin.

SHUMËZUES mb.

  • 1. Që ka të bëjë me shumëzimin e qenieve të gjalla. Aftësitë shumëzuese.
  • 2. tek. Që shërben për të shumëfishuar, shumëfishues. Aparat shumëzues.