shumëzim

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SHUMËZIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHUMËZOJ, SHUMËZOHET. Shumëzimi i farës. Shumëzimi i gjedhit (i bletëve, i peshqve, i mikrobeve). Shumëzimi i një teksti me shaptilograf. Shumëzimi me fara (me rrënjë, me gjethe). Organet e shumëzimit.
  • 2. mat. Një nga katër veprimet themelore të matematikës, me anën e të cilit nga dy numra (të quajtur «i shumëzueshmi» dhe «shumëzuesi») nxirret një numër i tretë (i quajtur «prodhim»), i barabartë me shumën që del nga mbledhja e të shumëzueshmit me veten e tij aq herë sa tregon shumëzuesi. Tabela e shumëzimit. Prova e shumëzimit.