shumëvalent

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SHUMËVALENT mb.

  • 1. kim. Që ka shumë valenca dhe mund të bashkohet me të njëjtin element në përpjesëtime të ndryshme (për elementet kimike). Element shumëvalent. Hekuri është shumëvalent.
  • 2. mjek. Që vepron kundër shumë mikrobeve të ndryshme të të njëjtit lloj. Serum shumëvalent. Vaksinë shumëvalente. Antibiotikë shumëvalentë. Ka veprim shumëvalent.
  • 3. libr. Që përmban lloje të ndryshme lëndësh ushqyese e vitaminash, që ka vlera të ndryshme e të shumta. Ushqim shumëvalent.
  • 4. fig. libr. Që kryen disa funksione, që përdoret në shumë fusha të veprimtarisë shoqërore. Gjuhë letrare shumëvalente.