shumëfish

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SHUMËFISH m.

  • 1. mat. Numër i plotë që pjesëtohet pa mbetje me një numër të plotë më të vogël; kund. nënfish. Shumëfishi i përbashkët. Shumëfishat e dhjetës. Gjej shumëfishat e një numri.
  • 2. Secila prej njësive matëse më të mëdha se njësia bazë, të vështruara në lidhje me këtë (në sistemin metrik); kund. nënfish. Shumëfishat e metrit (e gramit).

SHUMËFISH mb.

  • 1. Që përbëhet prej shumë njësish, pjesësh, elementesh etj. Emërtime shumëfishe. Formë shumëfishe. Fryt shumëfish. bot.
  • 2. Që është shumë herë më i madh se diçka që merret si bazë për krahasim. Fitim shumëfish.

SHUMËFISH ndajf.

  • Shumë herë aq sa është. Shumëfish më tepër. Shumëfish më i madh.