shumë-shumë

Nga Wiktionary

SHUMË-SHUMË ndajf.

  • 1. Të shumtën, jo më shumë se...; jo më gjatë se..., jo më tej se ... Shumë-shumë tridhjetë veta. Nxë (merr) shumë-shumë dyqind litra. Shumë-shumë dy orë. Shumë-shumë pasnesër (pas një jave).
  • 2. Më e madhja, më e shumta a më e keqja që mund të ndodhë ose që mund të jetë; fundi i fundit. Shumë-shumë mund të ketë ndonjë gërvishtje. Shumë-shumë do t'i çonin në një vend tjetër. Shumë-shumë do të presim edhe dy ditë. Shumë-shumë do të bërtasë.
  • 3. Në rastin më të skajshëm, në rastin më të mirë, të shumtën. Nga ky stof shumë-shumë mund të bëhen dy palë pantallona. Shumë-shumë rrushi vete deri në nëntor. Kjo mund të hyjë në punë shumë-shumë si lodër fëmijësh.