shuhem

Nga Wiktionary

SHUHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Nuk digjet më a nuk jep më dritë, nuk është më i ndezur a nuk ndriçon më, nuk ka më zjarr a dritë, fiket; kund. ndizet. U shua zjarri. U shua qiriu (shkrepësja, llamba, kandili). Iu shua cigarja. U shuan yjet. Mos e lër të shuhet!
  • 2. vet. veta III. Ndalet a ndërpritet puna e një aparati ose e një motori që punon me djegie të brendshme a me rrymë elektrike, fiket; kund. ndizet. U shua motori. U shua vetë.
  • 3. vet. veta III fig. Dobësohet e zhduket dalëngadalë; pushon së qeni, zhduket, merr fund. Iu shua gëzimi (besimi, dashuria, frymëzimi). Nuk iu shuan shpresat. Iu shua gazi në buzë (buzëqeshja). Iu shua inati (zemërimi). U shua sherri (grindja). Nuk u shuan traditat përparimtare. Lufta e klasave nuk shuhet. Në komunizëm shteti do të shuhet. Po shuhen dalëngadalë dallimet ndërmjet qytetit e fshatit.
  • 4. vet. veta III fig. Ulet e dobësohet dalëngadalë derisa të mos ndihet më, meket, pushon. Iu shua zëri (kënga). U shuan duartrokitjet (zhurmat e ditës, të qeshurat).
  • 5. vet. veta III drejt. Merr fund, nuk vepron më një detyrim, një dënim penal a një privilegj; shlyhet. U shua detyrimi (dënimi, dorëzania).
  • 6. vet. veta III. Më plotësohet një dëshirë a një nevojë fiziologjike derisa të mos e kem më. Mezi iu shua etja (uria).
  • 7. bised. Shfarosem, zhdukem nga faqja e dheut; vdes pa lënë pasardhës, marr fund; rrënohem, përfarohem. Nuk shuhet një popull trim. U shuan të tërë (me bina). Iu shua shtëpia (dera, tërë fisi). Iu shua fara. U shuan pulat. U shofshin të gjithë! mallk.
  • 8. vet. veta III. Shkretohet, mbetet shkretë, mbetet pa banorë e pa jetë. U shuan shumë fshatra.
  • 9. bised. Lodhem shumë, këputem, rraskapitem; gajasem; vdes, bie i vdekur, mbaroj (edhe fig.). U shua në punë (së punuari). U shuan së qari (së qeshuri). U shua mbi dëborë.
  • 10. vet. veta III. Prishet a fshihet vetiu diçka e shkruar dhe bëhet e palexueshme, shlyhet. Shumë fjalë (rreshta) janë shuar.
  • 11. vet. veta III. Tretet, zbutet etj. (zakonisht në ujë). U shua gëlqerja.
  • 12. Pës. e SHUAJ.
  • Iu shoftë (iu harroftë, i humbtë) emri shih tek EM/ËR,~RI. U shuan (u ftohën, u ulën, u shtruan, u zbutën) gjakrat shih te GJAK,~U. Iu shoftë pisha! mallk. vdektë, u zhduktë. Iu shuan sytë vdiq. Iu shua ylli diçkaje u sos fare, mbaroi krejt, s'ka më asnjë pikë. Iu shoftë hija e diellit! mallk.
  • a) mos paftë ditë të mira!
  • b) vdektë! Nuk u shua (nuk humbi) pazari për gjilpëra fj. u. shih te HUMB.