shuaj

Nga Wiktionary

SHUAJ kal.

  • 1. Bëj që të mos digjet a të mos ndriçojë më diçka, fik zjarrin a dritën; kund. ndez. Shuaj zjarrin (flakën). Shuaj dritën. Shuaj llambën (kandilin, qiriun, shkrepësen). Shuaj cigaren. E shuaj me ujë (me rërë).
  • 2. Ndal a ndërpres punën e një aparati ose të një motori që punon me djegie të brendshme a me rrymë elektrike, fik; kund. ndez. Shuaj radion (televizorin). Shuaj motorin.
  • 3. fig. Nuk e lë të përhapet a të zhvillohet, e fashit; e shtyp, e mbyt, i jap fund. Shuaj një sherr (një grindje). Shuan kritikën. Përpiqen të shuajnë luftërat çlirimtare (kryengritjet, flakët e revolucionit). E shuan me zjarr e me hekur.
  • 4. fig. E dobësoj a e zhduk diçka plotësisht, e heq fare. Ia shoi shpresën (frymëzimin). Përpiqen të shuajnë frymën revolucionare (vullnetin për liri).
  • 5. fig. Zhduk dalëngadalë e shkallë-shkallë dallimet, i zbut këto derisa i fshij krejt; rrafshoj, sheshoj. Shuaj kontradiktat midis fshatit e qytetit. Shuaj dallimet (ndryshimet).
  • 6. fig. E ul dhe e dobësoj dalëngadalë derisa të mos ndihet më, e mek, e pushoj. E shoi zërin. E shuan këngën. S'e shuan dot zhurmën.7. edhe fig. Plotësoj një nevojë fiziologjike a një dëshirë derisa të mos e kem më, kënaq plotësisht një ndjenjë. Shuaj etjen (urinë). Shuaj kureshtjen (mallin, dufin).
  • 8. bised. Asgjësoj krejt; shfaros, zhduk nga faqja e dheut; rrënoj, përfaroj; i harxhoj krejt, i prish të gjitha (për paratë, pasurinë). I shoi ujqit. I shoi pulat dhelpra (flama). I shuam fashistët. I vrau e i shoi. I shoi me top (me mitraloz). Ua shoi farën i asgjësoi, i zhduku krejt, i përfaroi. Ia shuan vatrën (shtëpinë, fisin). I shoi të gjitha paratë. E shoi pasurinë. E shoftë mortja (kolera)! mallk.
  • 9. bised. E lodh shumë dikë, e rraskapit; e sfilit, e bëj të vuajë shumë; e rrah fort, e shemb, e kërdis. Gratë i shuante barra e druve (bucela). Më shuan këpucët. E shoi me shkop (me dru, me hu, me shkelma). Më shoi dhëmballa.
  • 10. fig. bised. Bëj diçka me tepri, shemb, kërdis. Më shuan me gënjeshtra.
  • 11. Prish diçka të shkruar duke e fshirë me gomë ose duke hequr vizë mbi të; e heq dikë nga një listë duke ia shlyer emrin; prish, shlyej; fshij (edhe fig.). Shuaj një fjalë (një rresht). Shuaj emrin e dikujt. E shuaj me gomë. E shuan nga lista. E shuaj nga kujtesa (nga mendja).
  • 12. I shtie zakonisht ujë diçkaje që ta tret, ta zbut etj. Shuaj rakinë (uzon). Shuaj gjellën me ujë (me verë, me uthull) (kur është duke zier në zjarr). Shuaj gëlqeren e shtie gëlqeren e pashuar në ujë, që të bëhet e përshtatshme për t'u përdorur.
  • 13. jokal. bised. Vdes; mbaroj (edhe fig.). Shoi ndaj të gdhirë. Shoi së qari fëmija.
  • As ndez, as shuan shih te NDEZ. E shoi (e fshiu, e shleu, e hoqi) nga defteri dikë a diçka shih te DEFTER,~I. Të shuan derën (binanë, pishën) të bën dëm të madh, të shkatërron a të rrënon krejt, të fik, të merr në qafë; të zhduk fare, të vret. Ia shoi (ia humbi, ia treti) farën dikujt a diçkaje shih te FAR/Ë,~A. Shuaj (ftoh, ul, shtroj, zbut) gjakrat shih te GJAK,~U. Ia shoi (ia mbylli) oxhakun shih te MBYLL. E shoi zjarrin e mbylli me qëllim një çështje të acaruar, e qetësoi qëllimisht gjendjen. Është ndiz e shuaj merret me punë të kota, s'e ke për gjë. E shoi (e zhduku, e fshiu) nga faqja e dheut shih te FAQ/E,~JA.