shtytës

Nga Wiktionary

SHTYTËS m.

  • 1. Ai që shtyn dikë për të bërë një veprim, nxitës. Shtytësit e kryengritjes. Shtytësi i krimit (i vrasjes). U zbulua (u kap) shtytësi.
  • 2. Shtysë.
  • 3. tek. Vegël a pajisje që shërben për të shtyrë diçka. Shtytës pneumatik. Shtytësi i furrës. Vë në veprim shtytësin.
  • 4. Punëtor (në degë të ndryshme të industrisë) që shtyn diçka. Shtytësit e trupave. Shtytësit e qymyrit (në miniera).
  • 5. sport. Atleti që hedh gjylen. Shtytësi i gjyles.

SHTYTËS mb.

  • 1. tek. Që shërben për të shtyrë diçka. Pajisje (pompë) shtytëse. Raketë shtytëse.
  • 2. Që të nxit për të bërë diçka, që të jep shtysë. Forcë (fuqi) shtytëse. Shkaqet shtytëse.