shtypës

Nga Wiktionary

SHTYPËS m.

  • 1. Përdorëse prej druri a prej metali, rreth një pëllëmbë e gjatë, e rrumbullakët e me flokë në të dyja anët, që shërben për të shtypur gjëra të ndryshme në havan, dorëza e havanit; gur i rrumbullakët e i lëmuar që shërben për të shtypur kripë, ullinj, hudhra etj. Shtypës druri (tunxhi). Shtypësi i havanit. Shtyp kripë (hudhra, ullinj) me shtypës.
  • 2. Havan (zakonisht prej druri). Shtypësi i hudhrave.
  • 3. Makinë a pajisje që shërben për të shtypur lëndë të ndryshme, presë. Shtypës hidraulik. Vë në shtypës.
  • 4. fig. Ai që shtyp e shfrytëzon të tjerët. Shtypësit e huaj. Shtypësit e popullit. Shtypësit dhe të shtypurit. Shoqëri pa shtypës e pa shfrytëzues.
  • 5. fig. Ai që shtyp me dhunë e me forcën e armëve një lëvizje revolucionare, çlirimtare a përparimtare; ai që nuk e lejon dikë të shprehet, të shfaqet ose të veprojë lirisht, ai që e ndrydh a e mbyt diçka përparimtare. Shtypësit e kryengritjes. Shtypësit e kritikës (e zërit të masës).

SHTYPËS mb.

  • 1. Që rëndon me forcë mbi diçka, që shtyp. Forcë (peshë) shtypëse.
  • 2. Që shërben për të ngjeshur, për të thërrmuar a për të shtrydhur. Makinë shtypëse.
  • 3. Që e mban dikë të nënshtruar, nën zgjedhë dhe e shfrytëzon egërsisht; nënshtrues. Klasat shtypëse. Organe shtypëse. Politikë shtypëse.