shtrydh

Nga Wiktionary

SHTRYDH kal.

  • 1. E shtyp, e shtrëngoj a e përdredh fort diçka sa t'i dalë lëngu që ka brenda ose t'i kullojë uji. Shtrydh limonin (domatet, rrushin, ullinjtë). Shtrydh lungën (të thatin).
  • 2. fig. E rrok dhe e shtrëngoj fort dikë. Jo aq fort, se më shtrydhe! E mori fëmijën dhe e shtrydhi në gji.
  • 3. edhe fig. Ia marr të gjitha ç'ka, e shkrënd; e shfrytëzoj deri në palcë, i rrëmbej edhe pikën e fundit; marr vesh prej dikujt gjithçka që di ai, duke përdorur zakonisht mënyra shtrënguese. E shtrydhi lopën e moli deri në pikën e fundit. I shtrydhi xhepat s'i mbeti asnjë lek në xhep. E shtrydhnin tokën. I shtrydhi të gjitha burimet (mundësitë). I shtrydhnin punëtorët (të varfrit). E shtrydhën, i nxorën gjithçka dinte dhe e flakën tej.
  • 4. fig. I heq hollësirat e gjërat e tepërta, duke mbajtur ato që janë më kryesoret, e ngjesh. E shtrydh leksionin.
  • Shtrydh trutë (mendjen) mendohem fort për diçka, vras mendjen. Shtrydh sytë qaj me zor, me pahir. Më shtrydhi zemrën më preku thellë në zemër.