shtrembëruar

Nga Wiktionary

SHTREMBËRUAR mb.

  • 1. Që është bërë i shtrembër; që është përkulur në një vend a në disa vende; që është bërë me lakime a me dredha (për diçka që ishte e drejtë ose e sheshtë). Tel i shtrembëruar. Gozhdë të shtrembëruar. Llamarinë e shtrembëruar.
  • 2. Që është anuar a është pjerrë nga njëra anë, që është larguar nga drejtimi pingul. Mur (gardh) i shtrembëruar.
  • 3. Që s'e ka më formën e zakonshme të rregullt, që ka ndryshuar formën a drejtimin e zakonshëm. Këpucë të shtrembëruara. Me fytyrë të shtrembëruar.
  • 4. Që është ndryshuar me qëllim të keq, që është paraqitur a treguar ndryshe nga ç'është; që është shpjeguar në mënyrë të gabuar. Paraqitje e shtrembëruar e ngjarjeve (e një vendimi, e një deklarate, e një teorie, e një mendimi, e një udhëzimi).