shtrembëroj

Nga Wiktionary

SHTREMBËROJ kal.

  • 1. E bëjë të shtrembër diçka, e përkul në një vend a në disa vende; e bëj me lakime a me dredha diçka të drejtë ose të sheshtë; kund. drejtoj. Shtrembëroj telin (gozhdën). Shtrembëroj llamarinën. Ia shtrembëroi këmbët (trupin).
  • 2. E anoj a e pjerr diçka nga njëra anë, ia prish drejtimin pingul; kund. drejtoj. E shtrembëroi pemën (shtyllën). E shtrembëroi murin (gardhin). I shtrembëroi qafën.
  • 3. Ia prish diçkaje formën e zakonshme të rregullt, i ndryshoj formën a drejtimin e zakonshëm. Shtrembëroi buzët. Shtrembëroj sytë i lëvizë sytë shtrembër. Shtrembëroj fytyrën (turinjtë) u ngërdhesh. Pasqyrë që të shtrembëron. I shtrembëroi këpucët.
  • 4. fig. E them ndryshe, e prish, e shformoj, e shqiptoj në mënyrë të gabuar; e ndryshoj diçka zakonisht me qëllim të keq, e paraqit a e tregon ndryshe nga ç'është; e shpjegon në mënyrë të gabuar. I shtrembëron fjalët. I shtrembëron emrin. E shtrembëroi mendimin (idenë) e tij. Shtrembëron një teori (një doktrinë, një tezë). Shtrembëronte ligjet. Shtrembëroj të vërtetën (fakte). Shtrembëron kuptimin. E shtrembëron deklaratën. E shtrembëroi me qëllim (pa dashje).
  • Shtrembëron (mbledh, tharton, rrudh, përdredh) buzët (turinjtë, hundët) shih te BUZ/Ë,~A.