shtrembërohem

Nga Wiktionary

SHTREMBËROHEM vetv.

  • 1. kryes. veta III. Bëhet i shtrembër, përkulet në një vend a në disa vende; bëhet me lakime a me dredha (për diçka që ishte e drejtë ose e sheshtë); kund. drejtohet. U shtrembërua teli (gozhda). U shtrembërua tepsia. Iu shtrembëruan këmbët. U shtrembërua nga trupi. Mos u shtrembëro ashtu!
  • 2. vet. veta III. Anohet a priret nga njëra anë, largohet nga drejtimi pingul; kund. drejtohet. U shtrembërua pema (shtylla). U shtrembërua muri (gardhi). Iu shtrembërua qafa.
  • 3. kryes. veta III. I prishet forma e zakonshme e rregullt, ndryshon formën a drejtimin e zakonshëm. Iu shtrembërua fytyra. Iu shtrembëruan sytë. U shtrembëruan këpucët. Shtrembërohet në fytyrë ngërdheshet.
  • 4. Pës. e SHTREMBËROJ. Të mos shtrembërohen udhëzimet!