shtrak

Nga Wiktionary

SHTRAK m.

  • 1. Cipë e hollë, lëkurë e hollë. Shtraku i gjarprit. Hoqi shtrakun.
  • 2. shih SHTRAT, ~I 16.
  • 3. shih SHTRAP,~I 1,2.
  • 4. Cipa e hollë që ndan thelpinjtë e arrës; cipa brenda bukës së gështenjës. I hoqi shtraqet arrës (gështenjës).
  • 5. Secila nga dërrasat ndarëse në një raft etj. Dollap me shtrakë.
  • 6. Mur i hollë ndarës brenda një ndërtese, ndërmjetëz, çatma; gardh ndarës në vathë a në kasolle; një e ndarë që bëhet në vathë ose në stallë për të veçuar një kafshë nga të tjerat; kasolle e veçuar për bagëtinë e sëmurë. Shtrak me dërrasa (me një tullë, me kallama, me gardh). Ndaj me shtrak.
  • 7. Korridor i gjerë ku dalin dyert e disa dhomave (zakonisht në shtëpitë e fshatit). Shtrak i errët. Doli në shtrak.
  • 8. fig. Kufi, gardh; perde. Njeri pa shtrak njeri që flet haptas. Flet pa shtrak flet haptas, nuk fsheh gjë.