shtrëngues

Nga Wiktionary

SHTRËNGUES mb.

  • 1. Që shërben për të shtrënguar me forcë diçka. Makinë shtrënguese. Vidhë shtrënguese. Rrip (zinxhir) shtrëngues.
  • 2. Që ndihet si shtrëngim, që të duket sikur të shtrëngon në një pjesë të trupit (për dhembjen). Dhembje shtrënguese.
  • 3. Që të detyron të bësh diçka kundër vullnetit a dëshirës, detyrues. Masa (metoda, mënyra) shtrënguese.