shthurur

Nga Wiktionary

SHTHURUR mb.

  • 1. Që është prishur a është shpleksur; kund. i thurur. Gërshet i shthurur. Gardh i shthurur.
  • 2. fig. Që nuk ka rregull, organizim e mbarështim; që nuk ka njësi të brendshme; që është prishur a është dobësuar, që s'ka kërkesa të rrepta e nuk ecën si duhet. Disiplinë e shthurur. Ekonomi e shthurur. Lojë e shthurur. Familje e shthurur. Parti (organizatë, shoqëri) e shthurur.
  • 3. fig. Që është prishur moralisht, që ka marrë rrugë të keqe e është zhytur në vese; që ka përmbajtje të keqe morale dhe nxit për të hyrë në një rrugë të tillë. Njeri i shthurur. Femër e shthurur. Jetë e shthurur. Sjellje e shthurur. Filma të shthurur. Muzikë e shthurur.
  • E ka gojën të shthurur (të prishur, të rëndë) keq. është gojështhurur, është gojëndyrë.