shterp

Nga Wiktionary

SHTERP mb.

  • 1. vet. f. Që nuk pjell fare ose që nuk është mbarsur një vit (për femrat e rritura të disa kafshëve shtëpiake si delja, dhia, lopa etj.). Dele (dhi, lopë) shterpë.
  • 2. vet. f. bised. Që nuk lind fëmijë. Grua shterpë. Mbeti shterpë.
  • 3. Që nuk lidh fare (për lulet); që nuk ka lidhur kalli (zakonisht për misrin). Lule shterpë. Ajo tokë e lë shterpë bimën.
  • 4. Që nuk prodhon; i varfër; që nuk jep më, që ka shteruar; që nuk përmban minerale të dobishme. Tokë shterpë. Ara shterpa. Pus (nafte) shterp. Shkëmb shterp. min.
  • 5. edhe ~, ~E fig. Që nuk jep fryt, që nuk krijon ndonjë gjë të re, që nuk sjell ndonjë dobi, i varfër; kund. pjellor; i frytshëm. Jetë shterpë. Bisedime shterpë. Teori (fantazi) shterpe.
  • 6. si em. ~Ë, ~A f. ~A, ~AT. Bagëti (dele, dhi, lopë etj.) që nuk pjell fare ose nuk është barrsë një vit. Shterpë e majme. Kullot shterpat. Ndaj shterpat nga pëllatë. Theri një shterpë.
  • I doli shterpë (huq) shih te DAL. Kërkon qumësht nga delja shterpë (nga cjapi) shih te QUMËSHT, ~I.