shtegtar

Nga Wiktionary

SHTEGTAR m.

  • 1. Ai që merr një rrugë të gjatë, ai që shkon, zakonisht më këmbë a me kafshë, nga një vend në një tjetër; ai që është gjithnjë në udhëtim. I priti shtegtarët me bujari. Jetë shtegtari.
  • 2. vjet. Tregtar i vogël shëtitës, matrapaz që shiste ose shkëmbente plaçka a mallra të ndryshme.

SHTEGTAR mb.

  • 1. Që nuk ka një vendbanim të përhershëm, që nuk është i ngulur në një vend, që shtegton gjithnjë nga një vend në një tjetër; që nuk qëndron gjithnjë në një vend, po shkon nga një vend në një tjetër (zakonisht më këmbë a me kafshë); që është gjithnjë në udhëtim. Fise shtegtare. Jetë shtegtare. Barinj shtegtarë. Blegtori shtegtare. Zanatçinj shtegtarë. Mjek shtegtar. Poet shtegtar.
  • 2. Që largohen në vjeshtë për të shkuar në vende të ngrohta dhe kthehen përsëri në pranverë (për shpendët). Shpendët (zogjtë) shtegtarë.