shtazor

Nga Wiktionary

SHTAZOR mb.

  • 1. Që ka të bëjë me kafshët, që u përket kafshëve, i kafshëve; që bën pjesë ndër kafshët; që përfshin kafshët. Bota shtazore.
  • 2. Që nxirret a që merret nga kafshët, që e ka prejardhjen nga kafshët. Yndyra (ushqime) shtazore. Inde shtazore. Me prejardhje shtazore.
  • 3. Që është tipik për kafshët, që është si te kafshët. Instinkte (britma) shtazore. Kushte (jetesë) shtazore. Në gjendje shtazore.
  • 4. I egër, mizor, shtazarak. Zakone (sjellje) shtazore. Në mënyrë shtazore.