shtambë

Nga Wiktionary

SHTAMBË f.

  • 1. Enë balte për ujë, e gjerë në mes, me grykë të ngushtë dhe me një a dy veshë. Mbush shtambat. Pi ujë me shtambë. Shtamba e mban ujin të ftohtë. Shumë herë vete shtamba për ujë e një herë thyhet. fj. u.
  • 2. krahin. Enë druri si shishe e gjerë, që përdorin barinjtë për të marrë me vete qumësht a dhallë. Me shtambë në brez.
  • I thyen shtambat u zunë e nuk flasin më njëra me tjetrën, e prishën miqësinë, nuk janë më shoqe (për vajzat e gratë). Bie shi me shtamba (me gjyma, me legenë, me ibrikë) shih te GJYM,~I. Bie shi me grykë shtambë (pusi, gjymi) shih te GRYK/Ë,~A. Shan shtamba të zotin iron. tregohet më i ditur a më i mirë se ai që e ka rritur dhe e ka mësuar.