shqit

Nga Wiktionary

SHQIT kal.

  • 1. Ndaj diçka që ka qenë e ngjitur me diçka tjetër dhe e heq; shkëput një pjesë nga një e tërë duke e tërhequr me forcë, shqyej; çngjit; kund. ngjit. Shqit pullën nga zarfi. Shqit një shpallje nga muri. Shqit një fletë nga fletorja. Shqit lëvoren.
  • 2. Ia marr dikujt një gjë me forcë, ia shkëput, ia heq me forcë. Mezi ia shqitën thikën (koburen) nga duart.
  • 3. edhe fig. E bëj të largohet dikë nga dikush a nga diçka; ndaj me forcë, shkëput, largoj. Nuk e shqitën dot nga ajo. Erdhi koha dhe më shqite. kr. pop. Shqiti fëmijët, se po zihen! Nuk ia shqiste sytë.
  • 4. fig. Zhvat diçka, marr a nxjerr me zor ose me pahir prej dikujt. Mezi i shqiti njëqind lekë. Ia shqiti me pahir. Kërkon të shqitë ndonjë thelë. Mezi i shqita një fjalë.
  • 5. krahin. Shkrif (për leshin). Shqit lesh.
  • 6. krahin. Gris, çjerr. Shqiti këmishën (rrobat) nëpër ferra. Me ta kënduar letrën, e shqiti.
  • 7. fig. Marr një vendim, ndaj mendjen të bëj një punë që e kam pasur më dysh; i jap zgjidhje një pune. Shqit një çështje të ngatërruar. Shqite, mos e lër varur punën! E shqiti sherrin.
  • Shqiti (hapi, shqeu) sytë shih te SHQYEJ. Nuk ia shqit (nuk ia ndan, nuk ia heq) sytë shih te SY,~RI.