shqiptoj

Nga Wiktionary

SHQIPTOJ kal.

  • 1. Prodhoj tingujt e një gjuhe me anë të organeve të të folurit, them me zë një tingull, një rrokje a një fjalë. Shqiptoj një tingull (një zanore, një bashkëtingëllore). Shqiptoj një fjalë. Shqiptoj rrokje për rrokje. I shqipton (nuk i shqipton) qartë fjalët. I shqipton mirë (keq, me zë të fortë).
  • 2. drejt., vjet. Bëj të njohur, kumtoj një vendim gjyqi. Shqiptoi vendimin.