shqepem

Nga Wiktionary

SHQEPEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Hapet një e qepur duke u këputur peri; ndahet a shkëputet një pjesë e qepur nga një veshje. Iu shqep këmisha (jaka, mënga). Iu shqep këpuca. Ku je shqepur kështu?
  • 2. vet. veta III. Shkulet nga vendi, zbërthehet; shembet, shkëputet e rrëzohet. U shqepën dërrasat. U shqep dera. U shqep një gur nga mali.
  • 3. fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore; zakonisht moh.). Ndahem, shkëputem, largohem. Nuk m'u shqep gjithë rrugës. S'të shqepet! Mos iu shqep!
  • 4. thjeshtligj. Ha shumë, ha sa fryhem, zhdëpem së ngrëni, dendem; fitoj shumë, marr shumë para, i mbush xhepat plot. U shqepën me rrush. U shqep së ngrëni. Hëngri sa u shqep. U shqepën me para.
  • 5. fig. thjeshtligj. Kënaqem duke bërë diçka që më pëlqen, aq sa kam qejf vetë. U shqepën me muhabet (duke luajtur). U shqepën së qeshuri.
  • 6. krahin. Shpërndahem, përndahem; përhapem. Dhitë janë shqepur shpatit. Shqepemi, burra, se u bë vonë!
  • 7. Pës. e SHQEP.