shpupurishem

Nga Wiktionary

SHPUPURISHEM vetv.

1. vet. veta III. Më ngatërrohen flokët, më prishet krehja (për njerëzit); fryn puplat a pendët e zhgërryhet (për shpendët). Flokët i qenë shpupurishur. Po shpupurisheshin pulat.

2. Përpushem. Ç'ka që po shpupurishet?

3. fig. Lëviz andej-këtej, tundem, përpiqem si e si ta bëj më mirë një punë; nuk rri rehat. U shpupurishën që t'i pritnin miqtë sa më mirë. Shpupurishej si zorra në prush.

4. Pës. e SHPUPURISH 1,3.