shprish

Nga Wiktionary

SHPRISH kal.

  • 1. Shkrif lesh me duar dhe e bëj gati për ta tjerrë.
  • 2. U prish të krehurën flokëve, i ngatërroj, i shpupurish. Ia shprishi flokët era.
  • 3. Punoj tokën lehtë, i prish koren tokës. E shprishin tokën me çapë.
  • 4. Punoj për herë të parë një tokë djerre, hap tokë të re. I kanë shprishur djerrishtat.
  • 5. edhe jokal. krahin. Shtie diçka në gojë, ha pak sa për të mos qenë esëll; u shtie bagëtive diçka për të ngrënë në mëngjes. S'kemi shprishur ende. A i shprishe berrat?