shprehi

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SHPREHI f.

  • 1. Aftësi për të bërë shpejt e mirë diçka, të cilën e fitojmë duke u ushtruar e stërvitur vazhdimisht a duke punuar. Shprehitë praktike. Shprehitë e punës. Shprehitë e muratorit (e mësuesit, e piktorit, e shoferit, e ushtarit). Përforcimi i shprehive. Formoj shprehi.
  • 2. Mënyrë veprimi a sjelljeje që na bëhet zakon dhe që e kryejmë vetvetiu, pas një përsëritjeje a stërvitjeje të gjatë e të vijueshme. Shprehia e të ecurit (e të folurit). Më është bërë shprehi.