shpreh

Nga Wiktionary

SHPREH kal.

  • 1. Shfaq me fjalë ose me mënyra të tjera mendimet, ndjenjat a përshtypjet e mia; shfaq, tregoj. Shpreh besimin (bindjen, dëshirën, mendimin). Shpreh gëzimin (habinë, keqardhjen, mirënjohjen, kënaqësinë). Shpreh zemërimin (hidhërimin, pakënaqësinë, kundërshtimin). I shprehu dashurinë. Shpreh urimet (ngushëllimet). Nuk shprehet me fjalë. Nuk e shpreh (dot) atë që ndien.
  • 2. E shënoj a e njehsoj në një njësi ose në një masë të caktuar, e jap. E shpreh me numra. Peshën e shprehim me gram.