shpohem

Nga Wiktionary

SHPOHEM vetv.

  • 1. Shpoj veten me diçka që ka majë të mprehtë; më hyn diçka që ka majë të mprehtë, në një pjesë të trupit. U shpua me gjilpërë (me një gjemb). U shpuan me heshta. Kujdes se mos shpohesh! Shpohem në hundë, po të mos jetë ashtu!
  • 2. bised. Bëj gjilpëra për t'u mjekuar.
  • 3. vet. veta III. Bëhet një vrimë; bëhet me vrima. Janë shpuar enët. U shpua goma.
  • 4. vet. veta III. Hapet vetiu dhe fillon të rrjedhë (për plagët). Iu shpua lunga (i thati).
  • 5. Pës. e SHPOJ. Janë shpuar shumë puse të reja.
  • Iu shpua kazani dikujt shih te KAZAN,~I. I është shpuar xhepi (kuleta) iron. i janë mbaruar paratë, s'i ka mbetur asnjë lek.