shpleksem

Nga Wiktionary

SHPLEKSEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Hapet a ndahet vetiu diçka e gërshetuar (për gërshetat, fijet, litarin etj.); kund. plekset. Iu shpleksën gërshetat. U shpleks litari. Vallja pleksej e shpleksej.
  • 2. Shpleks gërshetat e i lëshoj flokët lirshëm (për vajzat e gratë).
  • 3. fig. Largohem, ndahem nga dikush a nga një grup njerëzish; i shkëput lidhjet; kund. pleksem. Shpleksu nga ata shokë!
  • 4. vet. veta III. Sqarohet gjer në fund, shkoqitet një çështje e ngatërruar. Mezi u shpleks kjo çështje.