shpikje

Nga Wiktionary

SHPIKJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHPIK II, SHPIKET.
  • 2. Zgjidhja e një detyre teknike në një fushë të ekonomisë popullore, të kulturës, të shëndetësisë etj., që ka elemente të reja thelbësore, të panjohura më parë, dhe që jep përfundime të mira; makinë, mekanizëm a aparat i shpikur; çdo gjë e shpikur. Shpikje teknike. Shpikje të reja. Lëvizje për shpikje dhe racionalizime.
  • 3. bised. Trillim, diçka e paqenë. Ishte thjesht një shpikje!