shpif

Nga Wiktionary

SHPIF kal.

  • 1. edhe jokal. Trilloj me qëllim gjëra të paqena, them e përhap fjalë të rreme për t'i përlyer dikujt nderin a emrin e mirë, për t'i ngarkuar një faj që nuk e ka bërë, për të njollosur diçka ose për synime të tjera jo të ndershme. Armiqtë shpifnin lloj-lloj gjërash për partizanët.
  • 2. edhe jokal. Shpërralloj, flas kot, trilloj. Shpifte kot (nga mendja).
  • 3. bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). I kall datën dikujt, e tmerroj. Ta shpif kur të del përpara. Ma shpifi kur e pashë.
  • 4. bised. Shkaktoj, bëj, krijoj; ndërtoj. Do të na shpifë ndonjë punë! Shpifi ca shkronja të reja. Shpifi një urë (një xhade).