shpenzoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SHPENZOJ kal.

  • 1. Jap para për të blerë, për të paguar a për të kryer diçka, harxhoj, prish para. I shpenzoi paratë. Shpenzon pa vend (tepër). Nuk shpenzon kot. Shpenzonte pa hesap. Shteti ynë shpenzon shumë për arsimin dhe për shëndetësinë.
  • 2. Përdor; e mbaroj duke e përdorur ca nga ca; harxhoj. Shpenzon shumë ujë.
  • 3. E bëj që të prishë para, i shkaktoj shpenzime, harxhoj. Dasma e shpenzoi shumë. E shpenzuan miqtë.