shpenguar

Nga Wiktionary

SHPENGUAR mb.

  • Që vepron a që sillet lirshëm e pa druajtje, që nuk është i ndrydhur a i kufizuar, që i jep liri vetes; që bëhet lirisht e në mënyrë të natyrshme; i lirë, i zgjidhur. Bisedë e shpenguar. Fantazi e shpenguar. Tregohej i shpenguar. Sulej në mënyrë të shpenguar.
  • I ka këmbët (duart) të shpenguara nuk e pengon njeri të bëjë diçka, është i lirë të veprojë, i ka duart të lira.

SHPENGUAR ndajf.

  • Lirisht, lirshëm; pa druajtje. Flet shpenguar. Biseduan shpenguar. Sillej shpenguar.