shpendër

Nga Wiktionary

SHPENDËR f. bot.

  • 1. Bimë barishtore shumëvjeçare e ngjashme me shtogun, që rritet në djerrina dhe nëpër ledhe e gërmadha, me kërcell pak të degëzuar, me gjethe të përbëra prej shumë fletëzash, me lule të bardha si tufë, të cilat bëjnë disa kokrriza të zeza që përdoren nganjëherë për të ngjyer. Lulet e shpendrës. U fut nëpër shpendra. E kanë mbuluar shpendrat.
  • 2. krahin. Taçe.