shpejtoj

Nga Wiktionary

SHPEJTOJ kal.

  • 1. E bëj më të shpejtë, ia shtoj shpejtësinë; nxitoj; kund. ngadalësoj. Shpejtoj këmbët (hapat). Shpejtoj ritmet (zhvillimin, rritjen, përgatitjet).
  • 2. E bëj që të përfundojë më shpejt, e bëj më të afërt, e afroj në kohë; kund. ngadalësoj. Shpejton shërimin. Shpejtoj nisjen. E shpejtoi fundin (mbarimin) e diçkaje. Ia shpejtoi vdekjen.
  • 3. shih NGUT 2. Mos e shpejto!
  • 4. jokal. Eci me shpejtësi, eci më shpejt se zakonisht, nxitoj. Shpejtoj për tek treni (për në punë). Për ku shpejton kështu?
  • 5. jokal. Përpiqem të mbaroj një punë sa më shpejt, nxitoj. Kush shpejton, fiton. fj. u. Shpejtoni, se jemi vonë (s'kemi kohë).