shpatëz

Nga Wiktionary

SHPATËZ I f.

  • 1. Pjesë e parmendës që vihet pingul dhe lidh shtizën me përdhecin. Iu thye shpatëza parmendës.
  • 2. Dërrasë e hollë dhe e ngushtë, që përdoret kur i vënë jaki këmbës a krahut të thyer. I vuri katër shpatëza.
  • 3. shih SHPAT/Ë,~A 3-6.

SHPATËZ II f.

  • 1. bot. Bimë barishtore zbukuruese me gjethe të gjata, të ngushta e me majë si shpatë, me kërcell të lartë, e cila nxjerr një vile lulesh të mëdha, zakonisht të bardha, të purpurta ose të trëndafilta. Shpatëz e bardhë (e kuqe).
  • 2. bot. Shpatore, luleshpatë. Lule (ngjyrë) shpatëze.