shpallje

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SHPALLJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHPALL, SHPALLEM. Shpallja e pavarësisë kombëtare. Shpallja e kandidatëve për deputetë. Shpallja e garave socialiste. Shpallja e përfundimeve. Shpallja në «Gazetën zyrtare».
  • 2. Njoftim a kumtim zyrtar që botohet me anë të shtypit ose që jepet me radio për t'iu bërë i njohur të gjithëve; letra ku është shtypur një njoftim a kumtim i tillë; lajmërim. Shpallja e dytë. Vend për shpallje. Me anë të kësaj shpalljeje. Vë një shpallje në mur. Ka dalë një shpallje.