shpërdorues

Nga Wiktionary

SHPËRDORUES m.

  • Ai që e përdor keq a me tepri diçka që i është besuar, ai që e kalon masën e lejueshme, ai që shpërdoron. Shpërdorues i kohës së punës. Shpërdorues i lekut të popullit. Lufta kundër shpërdoruesve të pasurisë (të pronës) së përbashkët.

SHPËRDORUES mb.

  • Që përdor keq a me tepri diçka që i është besuar, që e kalon masën e lejueshme në përdorimin e diçkaje, që shpërdoron.