shpërblej

Nga Wiktionary

SHPËRBLEJ kal.

  • 1. I paguaj dikujt të hollat që i takojnë ose i jap diçka tjetër për një punë a për një mundim që ka bërë, për një vepër të shquar që ka kryer, për një gjë që ka dhënë etj. Ia shpërbleu mundimin. E shpërbleu mirë. Nuk e shpërbleu dot me para.
  • 2. I bëj dikujt një të mirë për një shërbim që më ka bërë, ia kthej të mirën; vet. veta III ta kthen mundin e punës me të mira (edhe fig.). Ta shpërblefsha në gëzime! Toka ta shpërblen punën. Nuk di si t'ia shpërblej këtë që bëri për mua!
  • 3. Ia shpaguaj dikujt një të keqe që më ka bërë; zhdëmtoj (edhe fig.). Ia shpërbleu dëmin. Ia shpërbleu me të njëjtën monedhë. libr.
  • 4. Marr hak, marr gjak, shpaguaj. E shpërbleu veten. E shpërbleu vrasjen e t'et.
  • 5. vjet. Paguaj një shumë për të liruar një njeri që është kapur rob. Shpërbleu shqytarin.